Barcelona – Isco, ky është lajmi i fundit nga Spanja

Barcelona duket se e ka seriozisht për transferimin e Isco Alarconit. Barcelona e dëshiron transferimin e Isco Alarconin nga Real Madridi. Josep Maria Bartomeu bëri me dije dje se do të tentojnë ta transferojnë mesfushorin nga rivali i tyre në afatin e verës, përcjell lajmi.net. Presidenti i Barcelonës e do transferimin e Iscos, por e di se Real Madrid mund të refuzoj shitjen e tij shkaku i rivaliteti të tyre. Skuadra katalonase është e gatshme që t’i paguajë 80 milionë euro për shërbimet e spanjollit, ndërsa madrilenët kërkojnë mbi 100 milionë.