Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona ka kaluar në çerekfinale të Copa Del Rey.

Skuadra katalanase në 1/8 e finale shënoi fitore në udhëtim ndaj skuadrës së Unionistas, me rezultat 3-1.

Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi, me golin e Alvaro Gomez në minutën e 31-të.

Ferran Torres barazoi shifrat në minutën e 45-të duke i quar skuadrat në pushim me barazim.

Barcelona e përmbysi rezultatin në minutën e 69-të, me golin e Jules Kounde.

Katër minuta më vonë Alejandro Balde vulosi fitoren e blaugranave.