Barcelona lë pikë edhe në Betis

Skuadra e Barcelonës nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Betis në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në La Liga.

Klubi mysafir shënoi në minutën e 39’të gol me anë të Robert Lewandowskit.

Në pjesën e dytë, Betis barazoi shifrat me anë të Lo Celso, nga pika e bardhë e penalltisë.

Por, ekipi i Hansi Flick shënoi në minutën e 83’të me anë të Ferran Torres.

Dhe kur u mendua se skuadra katalunase do t’i arkëtojë tri pikë, në skenë doli Diao që barazoi shifrat në 2:2.

Me këtë barazim, Barcelona shkon në kuotën e 38 pikëve dhe mbetët në pozitën e parë, kurse Betis shkon në kuotën e 21 pikëve në pozitën e 11-të.