Barcelona mposht Alavesin, rikthehet në krye të La Ligës

Skuadra e Barcelonës ka shënuar një fitore të vështirë 3:1 ndaj Alavesit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.

Në pjesën e parë u shënuan tri gola, kurse në të dytën vetëm një

Golat për ekipin katalunas i shënuan: Lamine Yamal dhe Dani Olmo (2).

Kurse të vetmin për mysafirët e shënoi Ibanez.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 34 pikëve në pozitën e parë, dy më shumë se Real Madridi, që ka një ndeshje më pak (32)./