Barcelona ndalet edhe nga Valencia

Barcelona sërish ka bërë hap prapa në luftën për titull.

Të shtunën mbrëma, katalanasit barazuan 1:1 në udhëtim te Valencia, pas humbjes nga Girona javën e kaluar.

Barça kaloi e para në epërsi përmes Joao Felixit në minutën e 55-të.

Megjithatë, Valencia e barazoi rezultatin me një gol të bukur nga Hugo Guillamon në minutën e 70-të.

Barcelona kërkoi golin e fitores, por nuk arriti ta gjente deri në fund.

Skuadra e drejtuar nga Xavi tash ka 35 pikë në vendin e tretë, gjashtë më pak se Girona e vendit të parë e katër më pak se Real Madridi i vendit të dytë, që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Valencia ka 20 pikë në vendin e dhjetë.