Barcelona ka filluar bisedimet për angazhimin e Di Marias.
Barcelona është në bisedime me Paris Saint-Germain në lidhje me transferimin e yllit argjentinas, Angel Di Maria.
Klubi katalan është në kontakt me rivalin francez për blerjen e Di Marias i cili spekulohet se është në kërkim të një klubi të ri.
Portali “Paris Fans” ka njoftuar se Barcelona ka filluar bisedimet për angazhimin e Di Marias, përcjell “lajmi.net”.
Di Maria ka përvojë nga La Liga ku luajti me mjaft sukses te skuadra rivale, Real Madrid.