Ballina Sport Futboll Barcelona pranë marrëveshjes me talentin suedez

Barcelona pranë marrëveshjes me talentin suedez

Barcelona do të tentojë të mbyllë një tjetër marrëveshje pas asaj të Joan Garcias.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, “Blaugranat” janë gati të kompletojnë transferimin e suedezit Roony Bardghji nga Kopenhaga.

Marrëveshja mes të dy palëve është në fazën e fundit.

Bardghji, numëron 84 paraqitje me gjigantin danez, ku i cili kishte shënuar 15 gola dhe 1 asist.

Ai arriti të fitonte 3 tituj të kampionit në Danimarkë si dhe Kupën 2 herë.