Barcelona vazhdon serinë e fitoreve

Barcelona ka mposhtur Malagan me rezultat të pastër 0-2.

Edhe pse në mungesë superyllit argjentinas, Lionel Messit, shfaqjen në “La Rosaleda” e udhëhoqën Luis Suarez dhe Philippe Coutinho

Së pari uruguaiani në minutën e 15-të e më pas braziliani në minutën e 28-të ia dhuruan Barçës epërsinë e dyfishtë në këtë pjesë të parë.

Barcelona ishte më e mirë si në posedim të topit ashtu edhe në raste shënimi. Për Malagan gjërat u vështirësuan edhe më shumë pas përjashtimit të Garcias me karton të kuq.