Barcelonë spektakolare, Lewandowski sërish dygolësh

Barcelona ka marrë një tjetër fitore me katër gola dhe forcën e katalanasve këtë të diel e ka provuar Valladolidi, i cili nuk mundi të lërë gjurmë në Camp Nou.

Edhe njëherë tjetër, ishte polaku Lewndowski që shkëlqeu duke realizuar 2 gola në këtë sfidë për skuadrën e Xevait.

Golin e parë Leva e realizoi në të 24-tën minutë, pas pasimit të marrë nga Raphinha, për të ardhur më pas te finalizimi i Pedrit në fundin e pjesës së parë, i shërbyer nga Dembele. Lewadowski sigurisht që nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Në minutën e 65-të e tundi sërish rrjetën, këtë herë i shërbyer nga Dembele. Në kohën shtesë Sergi Roberto shtyu drejt rrjetës një top të kthyer nga traversa, duke vulosur fitoren e thellë 4-0 të “Blaugranave”.

Pas 3 ndeshjeve të para, Barcelona ka grumbulluar 7 pikë, me dy fitore dhe një barazim. /a2