Teksa po afrohet El Clasico më 23 dhjetor, Barcelonës gradualisht po i kthehen lojtarët që po i mungojnë.
Ndër ta është edhe Rafinha i cili të premten stërviti për herë të parë pas tetë muajsh me klubin katalunas.
Ai ushtroi me formacionin e parë, dhe u pranua ngrohtësisht nga bashkëlojtarët e tij, pas rikthimit të tij, pasi që për afër një vit ishte mbajtur larg fushave të gjelbra nga lëndimi në gju.