Baseli i shqiptarëve barazon me Bayern Munichun

Ka përfunduar pa fitues ndeshja miqësore mes skuadrës së Baselit dhe gjigantit gjerman, Bayern Munich.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St. Jakob-Park”, Baseli ka barazuar 1:1 me Bayern Munichun.

Golin për skuadrën zvicerane e shënoi Juan Gauto (minuta e 59’), kurse te Bayerni golashënues ishte Noel Aseko-Nkili në minutën e 70’.

Te Baseli sot ishte titullar ylli kosovar Benjamin Kololli, i cili luajti 45 minuta, si dhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Leon Avdullahu i cili luajti për 68 minuta, kurse në fushë u inkuadrua një tjetër futbollist me prejardhje shqiptare, Erdin Ismajli i cili hyri në lojë në minutën e 81’ të ndeshjes.