BE tha se procedura e parë synon veçoritë dhe funksionalitetet e lidhjes iOS për orët inteligjente, kufjet, kufjet e realitetit virtual dhe pajisje të tjera të lidhura me internetin.
Autoritetet rregullatorë Europiane hapën procedurat ditën e Enjten për tu siguruar se Apple zbaton rregullat e DMA të cilat kërkojnë që të hapë ekosistemin e saj të mbyllur për rivalët ose rrezikon të gjobitet.
Komisioni Europian do të specifikojë çfarë duhet Apple të bëjë që të jenë në përputhje me Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA) i cili hyri në fuqi vitin e kaluar.
“Sot është hera e parë që përdorim procedura specifike nën DMA për të udhëzuar Apple në obligimet e saj të një platforma të ndërveprueshme përmes një dialogu konstruktiv,” tha Margaret Vestager.
BE tha se procedura e parë synon veçoritë dhe funksionalitetet e lidhjes iOS për orët inteligjente, kufjet, kufjet e realitetit virtual dhe pajisje të tjera të lidhura me internetin.
Do të specifikojë sesi Apple mund të ofrojë ndërveprim efektiv me funksionalitetet si njoftimet, lidhja e pajisjeve dhe konektiviteti.
Procedura e dytë shpjegon sesi Apple duhet të adresojë kërkesa e ndërveprueshmërisë dërguar nga zhvilluesit apo palët e treta për iOS dhe iPadOS ku i kërkohet një proces më transparent, më i shpejtë dhe i ndershëm.
Komisioni synon që këto dy procedura të mbyllen në gjashtë muajt e ardhshëm. Apple tha se do të vazhdojë të punojë në mënyrë konstruktive me Komisionin, por gjithashtu paralajmëroi për rreziqet.
Apple rrezikon gjoba deri në 10% të xhiros së saj vjetore globale nëse nuk respekton DMA. /PCWorld Albanian







