Bashkimi Evropian lë në fuqi rregulloren që heq tarifat roaming

Gjithashtu është parashikuar rritja e transparencës ku ju kërkohet operatorëve të informojnë qytetarët për kostot shtesë që mund të hasin në roaming.

Konsumatorët celularë Evropianë nuk janë shqetësuar më tarifat roaming që prej 2017-ës kur vendet e BE-së vendosën të heqin tarifat për thirrjet, mesazhet dhe internetin.

Rregullorja e heqjes së tarifave roaming duhej të skadonte më 1 Korrik, por BE-ja ka vendosur të shtyjë edhe për 1 dekadë. Konsumatorët Evropianë do të shmangin tarifat ekstra kur udhëtojnë në një prej 27 vendeve të bllokut.

Rregulla të reja janë miratuar të cilat do të sigurohen se cilësia e shërbimit do të jetë e njëjtë si në vendet e tyre si në një prej vendeve të BE-së për qytetarët Evropianë.

Gjithashtu është parashikuar rritja e transparencës ku ju kërkohet operatorëve të informojnë qytetarët për kostot shtesë që mund të hasin në roaming.

Rregullorja nuk aplikohet për Britaninë e Madhe e cila u largua nga Bashkimi Evropian. /PCWorld Albanian