Bashkimi Evropian miraton rregulloren e kriptomonedhave

Quajtur MiCA, rregullorja është dizajnuar për të ofruar mbrojtje përballë mashtrimeve, aktiviteteve kriminale, impaktit klimaterik etj.

Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare ranë dakord për një rregullore të re të kriptomonedhave e cila synon të mbrojë konsumatorët dhe ofruesit e shërbimeve tha Parlamenti Evropian.

Quajtur MiCA, rregullorja është dizajnuar për të ofruar mbrojtje përballë mashtrimeve, aktiviteteve kriminale, impaktit klimaterik etj.

“MiCA do të vendosë standarde në Perëndimin e Egër të kriptomonedhave,” tha eurodeputeti Gjerman Stefan Berger. “MiCA do të harmonizojë tregu, të ofrojë qartësi ligjore dhe të sigurojë standarde të larta për mbrojtjen e konsumatorit.”

Ligji mbulon kriptomonedhat si Bitcoin, Ether por NFT-të do të përjashtohen. Megjithatë mund të klasifikohen më vonë si instrumente financiarë apo asetet kriptomonedhash nga MiCA.

Ende ligji është i përkohshëm ndërsa shumë detaje të tij mund të debatohen. Fillimisht propozuar në 2020-ën, ligji fillimisht parashikonte ndalimin e gërmimit të bitcoin dhe kriptomonedhave mbi procese të cilat kërkojnë sasi të larta energji.

Ankesat nga industria bënë që kjo direktivë e tij të tërhiqej. /PCWorld Albanian