Bashkimi Evropian vendos afatin përfundimtar për standardizimin e karikuesve USB-C

Bashkimi Evropian më herët është shprehur se direktiva e re do hyjë në fuqi në fund të 2024 dhe i qëndron këtyre afateve tashmë të publikuar edhe në fletoren zyrtare.

Bashkimi Evropian ka vendosur datën 28 Dhjetor 2024 si afatin përfundimtar kur prodhuesit e pajisjeve elektronike duhet të aplikojnë karikimit përmes kabllove USB-C.

Telefonët, tabletët, kufjet, altoparlantët portativë dhe shumë lloje të tjera pajisjesh të reja duhet të adoptojnë standardin e ri të përbashkët brenda dy viteve të ardhshme.

Direktiva e re Evropiane nuk aplikohet për pajisjet që kanë vetëm teknologji karikimi wireless.

Vendet anëtare duhet që deri më 28 Dhjetor 2023 të publikojnë rregullat e reja lidhur me USB-C. Këto rregullat duhet të fillojnë të aplikohen një vit më pas.
Bashkimi Evropian më herët është shprehur se direktiva e re do hyjë në fuqi në fund të 2024 dhe i qëndron këtyre afateve tashmë të publikuar edhe në fletoren zyrtare.

Prodhuesit e laptopëve duhet ti nënshtrohen rregullores së re duke filluar nga Prilli i 2026-ës. Për më tepër pajisjet me teknologji të karikimit të shpejtë do të aplikojnë të njëjtën shpejtësi thotë BE-ja në mënyrë që pajisje të karikohen shpejtë me çfarëdo karikuesi.

Edhe pse nuk ka zgjidhje tjetër, Apple është një prej kompanive që është shprehur kundër standardit duke thënë se pengon inovacionin. /PCWorld Albanian