Bastoret e Shqipërisë po vijnë në Kosovë, pritet varfërimi i popullit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë vendim që nga data 1 janar i vitit 2019 të mbyllen në Shqipëri të gjitha kazinot dhe bastoret. Por, ky vendim i tij duket se do të prodhojë efekte negative në Kosovë.

Pronarët e kazinove dhe bastoreve në Shqipëri janë duke negociuar për zgjerimin e degëve të tyre në Kosovë.

Biznesmenë nga Shqipëria janë duke e hulumtuar tregun kosovar për hapjen e degëve të reja në Kosovë, në shtetin ku janë të lejuara këto veprimtari.

Prizreni pritet të jetë qyteti i lojërave të fatit në Kosovë. Hapja e disa kazinove dhe bastoreve është planifikuar që tani në këtë qytet, pasi që pozita gjeografike iu mundëson lojtarëve nga Shqipëria që të vazhdojnë me këtë “sport” në shtetin e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Edhe në Prishtinë pritet zgjerimi i bastoreve e kazinove, të cilat edhe ashtu janë në numër të madh.

Në këtë mënyrë, pritet që populli të varfërohet edhe më shumë duke patur parasysh se brenda një viti masatarisht kosovarët lënë mbi 100 milionë euro në vit në lojëra të fatit