Bayerni fiton lehtësisht ndaj Kolnit

Bayern Munich ka arritur fitore të lehtë në udhëtim ndaj Kolnit duke fituar me rezultat 0:4, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të në Bundesliga.

Ishte ndeshja e Robert Lewandowskit i cili shkëlqeu me hat-trik.

Fillimisht, polaku realizoi në minutën e nëntë të ndeshjes, pas asistit nga Muller, kurse 14 minuta më vonë epërsia u dyfishua nga Tolisso, ndërsa asistues ishte sërish Muller.

Lewandowski realizoi edhe dy herë, në minutat 62 dhe 74 për epilogun 0:4.

Me këtë fitore, Bayerni ngjitet në kuotën e 46 pikëve në vendin e parë, gjashtë më shumë se Dortmund.

Në anën tjetër, Koln mbetet i shtati me 28 pikë të tubuara.