“BBC” shkëlqen në fitoren e Realit ndaj Alavesit

Real Madridi ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Alavesit, ndeshje në të cilën shkëlqeu treshja Benzema, Bale e Cristiano Ronaldo e njohur edhe si “BBC”.

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në këtë takim, kurse nga një gol e shënuan Bale e Benzema në fitoren prej katër me zero, raporton Koha.net.

Benzema gjithashtu ka bërë edhe dy asiste, për Ronaldon e Balen.

Reali në vendin e tretë tani ka 51 pikë, kurse Alavesi në vendin e 16 ka 28 pikë.