BE 150 miliardë euro investime në Afrikë

Bashkimi Evropian dëshiron të mobilizojë mbi 150 miliardë euro (172 miliardë dollarë) në investime në Afrikë përmes programit të tij “Global Gateway”, njoftoi të enjten presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Nisma “Global Gateway” synon të lidhë bllokun me pjesën tjetër të botës dhe të rivalizojë programin e Kinës “Rruga e Re e Mëndafshit” që tashmë ka derdhur miliarda dollarë në projekte infrastrukturore në vende anembanë botës, duke përfshirë Afrikën.

Nisma e BE-së synon të ndihmojë në sigurimin e 300 miliardë eurove në financim, rreth një e treta e asaj që synohet nga Kina.

Njoftimi i Von der Leyen erdhi pas takimit me presidentin senegalez Macky Sall në Dakar dhe përpara një samiti që do të bashkojë liderët e BE-së dhe Bashkimit Afrikan javën e ardhshme në Bruksel. /atsh