BE do të dërgojë ndihma humanitare në Gaza

Bashkimi Evropian (BE) do të nisë një operacion ajror për të ofruar ndihmë humanitare për Gazën.

Kjo nismë do të përfshijë fluturime të shumta që nisen për në Egjipt për të ofruar furnizime për organizatat humanitare në Rripin e Gazës.

Dy fluturimet e para janë planifikuar për këtë javë dhe do të transportojnë ngarkesa humanitare nga UNICEF, duke përfshirë sende strehimi, ilaçe dhe komplete higjienike.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen theksoi nevojën për ndihmë në Gaza, duke përmendur vuajtjet e palestinezëve dhe rritjen e ndihmës humanitare të BE-së, e cila është trefishuar në mbi 75 milionë euro për të mbështetur ata që kanë nevojë.

Financimi do të drejtohet nëpërmjet partnerëve të përzgjedhur humanitar të BE-së në terren. /mesazhi