Befasia e La Ligas takohet me Real Madridin

Befasia e La Ligas në këtë edicion, Girona, mori një barazim në xhiron e parë të edicionit të ri. Më pas rreshtoi gjashtë fitore të njëpasnjëshme, dhe është në krye të tabelës. Pas shtatë ndeshjeve ka 19 pikë, një më shumë se Real Madridi. Pikërisht skuadrën e Realit, Girona do ta presë të shtunën në orën 18:30, në kuadër të xhiros së tetë të La Ligas.

Girona po aplikon lojë atraktive dhe futboll sulmues, por do ta ketë testin më të vështirë të shtunën pasdite. Reali e la prapa disfatën në derbi nga Atletico Madridi, dhe fitoi 2:0 ndaj Las Palmasit në mesjavë. Por, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti, duhet të përmirësohet në aspektin defensiv, pasi Savio dhe sulmuesi i fuqishëm, Artem Dovbyk, mund të shpërthejnë mbrojtjen e dobët të Realit, sidomos nga harkimet.

Rayo Vallecano do të luajë kundër Mallorcas së Vedat Muriqit, të shtunën nga ora 16:15, ndërsa dita mbyllet me derbin bask ndërmjet Real Sociedadit dhe Athletic Bilbaos në stadiumin “San Sebastian”, nga ora 21:00.

Atletico Madridi, që ka 13 pikë pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, të dielën ballafaqohet në shtëpi me Cadizin. Kjo ndeshje nis në orën 21:00.