Ballina Lajmet Kosovë Begaj viziton ushtarët e Shqipërisë me detyrë në KFOR

Begaj viziton ushtarët e Shqipërisë me detyrë në KFOR

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka qëndruar sot për vizitë në Pejë.

Ai me këtë rast ka vizituar Qendrën e Komandës Rajonale ku ka takuar ushtarët shqiptarë që janë me shërbim në misionin e NATO-s në Kosovë.

“Sot, me trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët shërbejnë në KFOR për paqen dhe sigurinë e Kosovës”, shkruan Begaj në Facebook.