Benzema rinovon me Realin

Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme që i dhanë Realit të Madridit triumfin në ligën e kampionëve, duket se do t’i shpërblehen me kontratë të re.

Sulmuesi Karim Benzema pritet të rinovojë marrëveshjen me klubin madrilen dhe kështu i njëjti do të jetë në Santiago Bernabeu së paku edhe për dy vite të tjera, deri në vitin 2024.

Benzema ishte futbollisti kryesor i Realit në fitimin e ligës së kampionëve dhe i ndihmoi skuadrës që të fitojnë edhe titullin e La Ligas.