Bëri sërf me pitonin, gjobitet i riu australian

Një burrë nga Gold Coast, Igro Fuza, i cili filmoi veten duke marrë pitonin e tij për një sërf, është gjobitur nga autoritetet australiane të kafshëve të egra.

Ata thonë se burri rrezikoi pitonin dhe shkeli lejen e tij për të mbajtur gjarprin duke e nxjerrë në publik, shkruan BBC.

Departamenti i Mjedisit dhe Shkencës në Queensland thotë se filloi hetimin e dyshes së sërfit pasi Z. Fiuza u shfaq në mediat lokale dhe këtë javë ai u gjobit me 2,322 dollarë Australianë.

Nxjerrja e kafshëve shtëpiake në publik mund t’u shkaktojë atyre “stres të panevojshëm” dhe mund t’i bëjë ata “të sillen në një mënyrë të paparashikueshme”, tha në një deklaratë oficeri i kafshëve të egra Jonathan McDonald.

“Gjarpërinjtë janë padyshim kafshë gjakftohtë dhe ndërsa mund të notojnë, zvarranikët në përgjithësi shmangin ujin,” tha ai.

Incidenti ngriti gjithashtu shqetësime për sigurinë publike dhe kërcënimin e mundshëm të përhapjes së sëmundjeve nga pitoni në jetën e egër vendase, shtoi ai.

Z. Fiuza në deklaratat e tij ka thënë se pitoni e do ujin dhe se ka bërë sërf me të të paktën 10 herë.

“Unë gjithmonë e çoja atë në plazh dhe asaj i pëlqente të ishte në ujë duke notuar, kështu që një ditë vendosa ta çoja për një surf dhe asaj i pëlqeu,” i tha ai Australian Broadcasting Corporation.