Ballina Lajmet Kosovë Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Mijëra muslimanë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë u janë drejtuar xhamive dhe shesheve për të marrë pjesë në lutjet dhe faljen e namazit të Fitër Bajramit. ( Dzihat Aliju - Anadolu Agency )

Besimtarët myslimanë në Kosovë sot festojnë Kurban Bajramin.

Manifestimi qendror i faljes së Kurban Bajramit mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa ligjerata e kësaj feste po mbahet nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 5:35.

Festa e Kurban Bajramit vjen pas përfundimit të haxhit i cili është një nga pesë shtyllat e fesë Islame.

Pjesë e kësaj feste është edhe rituali i therjes së kurbanit që është traditë nga i dërguari Ibrahim.

Therja e kurbanit është një shprehje përkushtimi, sakrifice, sinqeriteti dhe nënshtrimi ndaj vullnetit të Zotit.