Besoni ose jo: Dy vetura morën zero yje në testin e sigurisë

Ndërsa disa prodhues veturash mezi presin të mburren me rezultatet e tyre të mira prej testeve që kanë të bëjnë me vlerësimet e sigurisë, disa të tjerë mund të preferojnë që këto teste të mos kryhen fare.

Një nga testet më të respektuara të sigurisë është ai i kryer nga ANCAP (Programi i Vlerësimit të Automjeteve të Reja Australiane-Aziatike), dhe dy modele arritën të merrnin, besoni ose jo – zero yje.

MG 5 dhe Mahindra Scorpio janë në pikëpyetje dhe të dyja automjetet janë kritikuar për “dështime thelbësore kur bëhet fjalë për zbatimin e veçorive të sigurisë që shumë prodhues kanë pasur për vite me radhë”.

Kështu, për shembull, MG 5 mori nota shumë të këqija kur bëhet fjalë për vlerësimin e rrezikut për gjoksin dhe këmbët e pasagjerit në një përplasje frontale, rregullimin e rripit të sigurimit dhe për shkak se nuk ka një airbag qendror.

Mahindra Scorpio nuk ia doli as shumë më mirë, dhe thuhet se ofron mbrojtje të dobët për pasagjerët e rritur, qofshin ata që goditen nga përpara, anash apo mbrapa.