Biden është armik i SHBA-ve, thotë Trump

Donald Trump dhe Dr Mehmet Oz

Donald Trump e ka quajtur presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, armik të shtetit, në tubimin e parë që kur agjentë të FBI-së bastisën rezidencën e tij në Florida.

Duke folur para mijëra mbështetësve në Wilkes-Barre, Pensilvani, ish-presidenti akuzoi Biden se kishte armatosur FBI-në kundër tij, shkruan BBC.

“Bastisja ishte një nga abuzimet më tronditëse të pushtetit nga çdo administratë në historinë amerikane”, tha Trump gjatë fjalimit të tij.

Trump ndodhej në Pensilvani për të promovuar dy kandidatët republikanë, Dr Mehmet Oz i cili kandidon për Senatin dhe senatori Doug Mastriano, i cili është në garë për t’u bërë guvernatori i ardhshëm i këtij shteti.

Aktualisht Trump po hetohet për keqpërdorim të dokumenteve të rezervuara. Departamenti i Drejtësisë ka argumentuar në qëndrimin e tij se kontrolli ishte autorizuar nga një gjyqtar federal pasi FBI dyshonte se ish-presidenti kishte kryer një krim. /euronews