Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se lufta në Ukrainë mund të jetë një betëje e gjatë dhe e vështirë.
Këtë koment, Bideni e ka bërë gjatë një konference për media, ku ka prezantuar 800 milionë dollarë shtesë ndihmë për sigurinë e Ukrainës.
“Populli amerikan do të jetë i palëkundur në mbështetjen për popullin e Ukrainës përballë sulmeve imorale dhe joetike të Putinit ndaj popullatës civile. Ne jemi të bashkuar për sulmin e shthurur të Putinit dhe do të vazhdojmë t’i përkrahim ukrainasit ndërsa luftojnë për lirinë e tyre, demokracinë e tyre, vetë mbijetesën e tyre”, ka thënë Biden nga Shtëpia e Bardhë.
“Ne do t’i japim Ukrainës armët për të luftuar dhe për të mbrojtur veten gjatë të gjitha ditëve të vështira që vijnë. Ne do të vazhdojmë të mobilizojmë ndihma humanitare për të mbështetur njerëzit brenda Ukrainës dhe ata që janë detyruar të largohen nga Ukraina”, ka thënë Biden.
Ai gjithashtu u zotua të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë. /koha








