Ballina Lajmet Kosovë Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT-i publikon tarifat e reja

Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT-i publikon tarifat e reja

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimi i naftës ka pësuar një rënie të lehtë, duke zbritur nga 1.76 euro për një litër sa ishte një ditë më parë, në 1.75 euro për një litër. Po ashtu, edhe çmimi i benzinës ka shënuar ulje, nga 1.44 euro në 1.43 euro për një litër.

Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet në 0.88 euro për një litër.

Këto çmime janë maksimale dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes në vend.