Bija ime mbaje mend:

Bija ime mbaje mend:
Ti mund të bësh për njerëzit shumë e të gjesh asgjënë!
Ti mund ti lavdërosh ata mund të t’qeshin.
Ti mund të biesh në nivelin e tyre në shenjë respekti e ata të t’përbuzin.
Ti mund të ua lëshosh vendin të ulen që ti nderosh, e ata ta llogarisin se e ke patjetër, ose se ke frikë nga ata..
Ti mund t’u buzëqeshësh e ata të shiqojnë shtrembër.
Ska dert bija ime, mos lyp asgjë prej askujt, mos ke frikë nga askush përveç Krijuesit, sillu mirë me të gjithë, e njeriut është të sillet si njeri!
Por dhe një gjë mos e harro:
Mos e përbuz veten për hirë të askujt, kush s’të don më largohu pa u bërë e tepërt.
Ç’të duhet personi që të bën të dyshosh në vetveten?!
Duaje veten 🌹

Emine Bajrami