Biseda telefonike Merkel-Putin, në fokus kriza në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin diskutoi krizën në lindje të Ukrainës me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kremlini (Pallati Presidencial i Rusisë) deklaroi se Putini dhe Merkel zhvilluan një bisedë telefonike.

Gjatë bisedës, ku u diskutua kriza në lindje të Ukrainës, të dy udhëheqësit shprehën shqetësimin e tyre për rritjen e tensionit në këtë rajon.

Në bisedën, ku u theksua se duhen të zbatohen marrëveshjet e bëra më parë në lidhje me zgjidhjen e krizës së Ukrainës, u bë thirrje palëve konfliktuale në Ukrainë për të filluar procesin e përmbajtjes dhe negociatave.

Gjithashtu në bisedë u shqyrtua edhe çështja e Sirisë dhe pala ruse bëri të ditur se ndihmat e ardhura nga jashtë për popullin e Sirisë, krijimi përsëri i infrastrukturës socio-ekonomike dhe çështjet për rikthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre nuk duhet të politizohen.

Putini dhe Merkel në lidhje me çështjen e Libisë u shprehën se kanë pritur me kënaqësi krijimin e udhëheqjes qendrorë për periudhën e tranzicionit në vend.

Ndërsa u diskutua gjithashtu edhe për situatën në Ballkan, me kërkesën e Merkelit u vlerësua edhe situata e opozitarit rus, Alexey Navalnıy, i cili është i burgosur në Rusi. /trt