Bisedat e enkriptuara do të mungojnë për ca kohë në Messenger dhe Instagram Direct

Në të vërtetë ishte një premtim që duhej përmbushur në 2019-ën.

Messenger dhe Instagram Direct janë dy prej shërbimeve më popullor të komunikimit sot. Pavarësisht miliona njerëzve që i përdorin çdo ditë, Messenger dhe Instagram Direct nuk kanë teknologjinë e enkriptimit fundor.

Kështu rrjeti social Facebook tani premtoi se të lançojë enkriptimin fundor për Messenger dhe Instagram Direct në 2022.

Në të vërtetë ishte një premtim që duhej përmbushur në 2019-ën. Megjithatë veçoritë e reja testuar dhe lançuar në Messenger gjatë kësaj periudhe kishin probleme me enkriptimin fundor.

Përveç Messenger dhe Instagram, Facebook ka edhe WhatsApp i cili është i vetmi shërbim me enkriptimin fundor për bisedat.

Nuk duhet harruar që ju mund të nisni një bisedë me enkriptim fundor në Messenger por duke përdorur opsionin Secret Conversations lançuar në 2016-ën.

Shërbimet e komunikimit me enkriptimin fundor janë rritur ndjeshëm në popullaritet. WhatsApp, iMessage dhe Signal janë disa prej platformave me enkriptim fundor.

Telegram, një tjetër shërbim popullor nuk i ka bisedat e enkriptuara automatikisht dhe ngjashëm me Messenger duhet të nisni një bisedë sekrete për të përfituar nga kjo teknologji.