Çmimi i Bitcoin, kriptomonedhës kryesore në tregun global të aseteve digjitale, shënoi lëkundje të dukshme gjatë 24 orëve të fundit, duke reflektuar një atmosferë të dobët të investitorëve dhe rritje të ndërveprimeve me faktorë makroekonomikë.
Sipas të dhënave të tregut, vlera e Bitcoin aktualisht rreth 89,500 dollarë me volum tregtimi në 24 orë mbi 40 miliardë dollarë, ndërsa çmimi ka luhatur në një rang prej afërsisht 87,900 dollarë deri në $90,300.
Nga këto shifra rezulton një tendencë neutral-deri-negativ me levele më të ulëta krahasuar me ditët paraprake, referuar CoinMarket.
Në raportet e tregut është vënë re se çmimi i Bitcoin ka kaluar nën nivelin kritik të 90,000 dollarë duke reflektuar presionin e shitjeve në tregjet globale të kriptomonedhave dhe lirimin e pozicioneve me leverage, çka ka çuar në likuidime të konsiderueshme këtë periudhë.








