Bitcoin ngjitet mbi 50 mijë dollarë

Ethereum u rrit gjithashtu me 7.67 përqind në 2,670 dollarë në këto momente që shkruajmë.

Bitcoin goditi një vlerë prej 50 mijë dollarësh për herë të parë prej dy vitesh ndërsa kriptomonedha më e madhe në botë fitoi terren përballë rënies së interesave dhe aprovimin e ETF-ve muajin e kaluar.

Kriptomonedha është rritur me 16.3 përqind këtë vit ndërsa ditën e Hënë preku nivelin më të lartë që prej datë 27 Dhjetor 2021. Aktualisht kriptomonedha këmbehet me 50,072 dollarë sipas CoinMarketCap.

Ethereum u rrit gjithashtu me 7.67 përqind në 2,670 dollarë në këto momente që shkruajmë.

Forca kryesore pas kësaj rritjeje analistët thonë se janë aprovimi i ETF-ve. Autoritetet rregullatorë Amerikane aprovuan më 10 Janar ETF-në e parë duke sjellë kriptot për masat.

Analistët në Bernstein kanë vlerësuar se flukset në ETF-të e reja do të rriten gradualisht për të kaluar 10 miliardë dollarë në vitin 2024, ndërsa analistët e Standard Chartered kanë thënë se produktet mund të tërheqin 50 deri në 100 miliardë dollarë vetëm këtë vit. Analistë të tjerë kanë thënë se flukset hyrëse mund të jenë 55 miliardë dollarë gjatë pesë viteve.