Blen vizatimin me çmim modest, i del vepër origjinale

Një burrë në Massachusetts u shokua kur zbuloi se një skicë që kishte blerë në vitin 2016 gjatë shitjes së mobiljeve të një shtëpie për 30 dollarë, në të vërtetë ishte një punë origjinale me vlerë 50 milionë dollarë.

Personi, i cili preferoi të mbetej anonim, pëlqeu skicën ku paraqitej një nënë me një fëmijë, e vizatuar me finesë në një fletë të verdhë liri. Ai nuk dyshoi aspak se ishte një vepër autentike, edhe pse në të ndodheshin monogramet e një artisti të njohur botëror nga Gjermania, Albrecht Durer.

Tani skica ndodhet në duart e ekspertëve, të cilët kanë konstatuar origjinalitetin dhe vlerën e saj në të paktën 37 milionë paund, raporton Smithsonian Magazine.

Një pensioniste përjetoi gjithashtu një ndodhi të ngjashme kur ndërsa po hidhte sende të panevojshme nga shtëpia, zbuloi se një bizhuteri ishte në fakt një diamant me vlerë 2 milion dollarë./