Blerta Deliu jep dëshmi “tronditëse” kundër Albin Kurtit

Deputetja Blerta Deliu ka deklaruar në gjykatë se e ka dëgjuar të akuzuarin Albin Kurti, pasi ka hedhur gaz, të ketë thënë se “duhet edhe 50 tjera me i ndez, me e kall këtë vend krejt”.

“Jam e bindur qe e kam dëgjuar këtë”, ka thënë Deliu-Kodra gjatë deshmisë së saj në gjykatë.

“Kjo ka ndodhur kur unë kam qenë te ulësja ende, dhe Kurti ndodhej në pjesën ballore të sallës”, ka pohuar ajo, raporton Express.

“Unë jam ndër deputetet e fundit që e kam leshuar seancën. Në dalje e sipër nga salla kam fillu me vërejt telashe në frymëmarrje”, ka rrëfyer ngjarjen deputetja e PDK-së e cila në një seancë ka përfunduar në QKUK për shkak të gazit lotsjellës. Jam shku në toalet, t’i pastroj sytë, se nuk e kam ditë që nuk duhet.

Bashkë me kolegë me kanë ndihmu me shku poshtë deri në grup parlamentar ku jam trajtu nga mjekët. Pastaj jam dërguar ne QKUK”, ka thënë ajo.