Blinken dhe Stoltenberg diskutuan për luftën Ukrainë-Rusi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg diskutuan luftën Ukrainë-Rusi.

Blinken dhe Stoltenberg patën një bisedë telefonike, sipas një deklarate nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Gjatë bisedës, Blinken dhe Stoltenberg diskutuan takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s që filloi dje në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë, dhe dënuan “luftën shkatërruese” të nisur nga Presidenti rus, Vladimir Putin në Ukrainë më 24 shkurt.

Duke përsëritur mbështetjen e tyre për popullin ukrainas dhe integritetin territorial të Ukrainës, Blinken dhe Stoltenberg diskutuan gjithashtu përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet në Madrid, kryeqyteti i Spanjës, më 28-30 qershor. /trt