Blloku arab e fut në listën e “terrorit” Unionin Botëror të Dijetarëve Muslimanë

Bllok arab i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi të mërkurën vonë se ka shtuar dy organizata dhe 11 individë në listën e saj të “organizatave terroriste”.

Në vorbullën arabe të “bllokades” tani kanë hyrë Këshilli Ndërkombëtar Islam dhe Unioni Botëror të Dijetarëve Muslimanë, kjo e fundit e udhëhequr nga dijetari i shquar egjiptian, Shejh Jusuf al-Kardavi.

Bllou i përbërë nga katër vende thanë në një deklaratë të përbashkët se gjoja se organizatat e shtuara në listë “përpiqen për të promovuar terrorizmin nëpërmjet shfrytëzimit të diskursit islam, të cilin e përdorin si mbulim për të kryer aktivitete të ndryshme terroriste”.

Edhe pse Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë ende nuk ka dalë me deklaratë lidhur me zhvillimin, ky veprim është brutal, duke pasur parasyshë se nga këto organizata kanë dalur me këshilla për mosbashkangjitje në luftëra të panjohura.

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslikan vazhdimisht ka dënuar sjelljet ekstremiste të cilësdo celulë që pretendon se vepron nën flamurin fetar.

Ky Union poashtu ka organizuar konferenca dhe punime lidhur me atë se si mund të parandalohet ekstremizmi, duke filluar nga retorika e urrejtjes që gjendet online, e deri te veprimet e dhunshme nga të cilat më së keqi e pësojnë vet muslimanët.  /MESAZHI/