Borrell: Diskutova me Guterresin për katastrofën humanitare në Ukrainë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Borrell ka njoftuar se në këtë telefonatë është biseduar për situatën “e katastrofës humanitare” në Ukrainë.

Ai më tej tha se përpjekjet për armëpushim janë thelbësore.

Duke folur për bllokimin e qytetarëve nëpër qytetet e pushtuara ukrainase, Borrell tha se civilët nuk duhet të jenë asnjëherë cak.

“Përpjekjet për të vendosur armëpushim janë vendimtare. Mirënjohje për angazhimin e Kombeve të Bashkuara. Kalimi i sigurt i njerëzve të bllokuar nëpër qytetet ukrainase është i domosdoshëm. Civilët nuk duhet të jenë kurrë objektiva”, ka thënë Borrell. /koha