Borrell: Më shumë bashkëpunim në çështjet e sigurisë me Azinë

Diplomati i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell bëri thirrje që Azia dhe Evropa të bashkëpunojnë më shumë në çështjet e sigurisë përpara Dialogut Shangri-La, një konferencë e madhe në Singapor.

Borell tha se partnerët aziatikë dhe BE-ja duhet të mbronin së bashku parimet thelbësore të sigurisë kurdo dhe kudo që kërcënohen nga pushtimi i Ukrainës deri te tensionet në Detin e Kinës Jugore.

“BE-ja është një partner i besueshëm i sigurisë dhe ne investojmë në sigurinë e përbashkët me partnerët tanë aziatikë dhe kjo është shumë e nevojshme në një kohë paqëndrueshmërie gjeopolitike”, tha ai.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së tha se blloku ka thyer disa tabu në lëvizjet e fundit, për të bashkëpunuar më shumë në politikën e mbrojtjes, duke vlerësuar vendimet. /atsh