Bota ka vend për të gjithë

Burhan Fili

 

Bota asht skenë, ne jemi aktorë,
asht fatkeqsi kur dirigjuesi asht horr.

Kush janë ata që Islamin duan ta braktisin….?
Bora shkrihet, por bjeshkët nuk lëvizin.

Muslimanë të vërtetë kurrë s’mund të kenë qenë,
myshteritë e duhur, shejtani aty gjen.

Në atë grazhd ku ata kullosin,
ushqyesit e tyre me ata tallen e lozin….
“Nisma“ e tyre s’duhet të na habisë,
se për udhëheqës djallin kanë zgjedh “prijës”.

Qasjen e tyre “lëvizje “ e kanë qujt,
për të kënaq horrat e vendit e të hujt.

Edhe ‘ustallarët’ e tyre patën thanë:
ashtu të dehur besun se Zotin e “vranë“.
Por ata të cilët zemrat janë verbu,
drejt humnerës si të tjerët kanë me shku…

Për të gjithë ka vend në botën tonë,
nji ditë do të dalë në pah se kush fiton!

Vlla e motër me bindje qëndro në Istikam,
jetën dhe atdheun i mbron me Islam!

Burhan Fili
Detroit
22/10/2023