“Bretkosat” – Adaptim i shek. XXI

Prof. Arben Desku

Fjalimi i presidentit të Perandorisë së kohës sonë në parlamentin hebre ishte një nga tragjedi-komeditë më intensive të këtyre tre dekadave të këtij shekulli. Mendoj, edhe Aristofani vetë do ishte përplasur përdhe duke mbajtur barkun nga e qeshura.

° Presidenti duke folur rreth asaj se sa paqësor është ai dhe se sa i ka kontribuar paqes së botës për vetëm 7 muaj duke zgjedhur shumë luftëra (përfshirë këtu luftën mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë) para Netanyah, Smotrich dhe Ben-Gvir dhe një parlamenti të njohur si pjesëmarrës direkt apo indirekt në gjenocid dhe ata duke duartrokitur dhe ngritur në këmbë si të dehur ishte një nga skenat më komike të mundshme.

° Presidenti që mburret si paqësor shprehë krenarinë me atë se i kanë dhënë kryeministrit “shumë armë” dhe se ato armë janë përdorur “shumë mirë”. Sipas disa shkollarëve numri jozyrtar i të vrarëve në mënyra të ndryshme, nga të gjitha moshat, nga ushtria e kryeministrit në enklavën palestineze Gaza mund të kaloj numrin 680.000. Ai madje u kërkoi palestinezëve që të heqin dorë nga “shtegu i terrorit dhe dhunës”.

° Presidenti dhe kryeministri duke lavdëruar njëri-tjetrin ishte një skenë aq komike që tingëllonte se si aq dëshpërimisht kërkonin miratimin e njëri-tjetrit si për të arsyetuar veprimet e tyre. Presidenti e ngushëlloi duke i thënë “ke fituar” dhe në këtë fitore “ke bërë punë të mrekullueshme” dhe kjo ishte si një orgazmë në moshë të shtyer për kryeministrin me urdhër arresti ndërkombëtar për gjenocid.

° Skena ishte aq e rëndë aq sa i vetmi zë kundër u tërhoq zvarrë, e ishte vetëm një edhe ai. Vetë skena nuk jepte emocionin e një Agore demokracie, por më shumë jepte atmosferën e mbledhjeve të partisë së Mao Zedong në shekullin e kaluar, madje më rënd. Familja e presidentit dhe kryeministrit pa ndonjë post zyrtar ishin ulur në vendet e para dhe duartrokisni si pa ide. E rënd për demokracinë. Për atë demokracinë për ta mbajtur gjallë të cilën kanë humbur jetën miliona njerëz, gjithmonë sipas tyre.

° Dhe ajo më qesharakja ishte obsesioni i Presidentit për çmimin Nobel për Paqe që këtë vit nuk arriti ta marrë. Epo, kryeministri e ngushëlloi se ai do ta marrë këtë çmim “mjaft shpejt”.

Epo, ndoshta do ta marrë. Zaten, ajo që e mori nuk ishte më e mirë.

Arben Desku