Burri nga Gjakova përfundon në burg pasi rrah fëmijën e tij

Mbrëmë në Gjakovë një burrë ka rrahur fëmijën e tij.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” rreth orës 20:00, ky i dyshuari ka ushtuar dhunë fizike mbi fëmijën e tij të gjinisë mashkullore, njofton policia përcjell Klan Kosova.

Djali që nga sulmi kishte pësuar lëndime trupore ka marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.

I dyshuari është intervistuar edhe më urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.