Buzëqesh dhe loto!

Sot kemi prezantuar në Muajin e Pejgamberit a.s, sot është e shtunë, 1 Rebiul Evvel, muaji në të cilin ka lindur i Dashuri ynë dhe ka ndrruar jetë në të, po në këtë muaj edhe ka hyrë në Medine, pas hixhretit nga Meka bashkë me siddikun Ebu Bekrin!

Këto ditë do duhej të preokupohemi me ngjalljen e kuptimeve madhore të mesazhit të atij që ka lindur në këto ditë. Për më shumë do duhej preokupuar më shumë se me recitimin e vargjeve dhe lavdërimeve për të Dashurin tonë, me atë se si ta duam dhe të stolisemi me pasimin e tij duke e kujtuar porosinë e Krijuesit tonë: “Vërtetë ju keni shëmbëlltyrën e mrekullueshme në të Dërguarin e Allahut…” Shëmbëlltyrë në adhurim, familje, fqinjësi, edukim, vetmohim, durim, trimëri, sakrificë, menaxhim, udhëheqje…

Sa shumë kemi nevojë me e ripajtuar veten me të Dashurin tonë, sa shumë ka nevojë njerëzimi sot me e njoftë si duhet këtë Shëmbëlltyrë, sa obligim i rëndë për ne është ky, sa njeriu sot vuan, për shkak të mosnjohjes së kësaj shëmbëlltyre-jo pak edhe për shkakun tonë?!

Allahumme Sal-li ala Muhammed ve ala ali Muhammed!

Nga: Hoxhë Husamedin Abazi