Cavani rezervist, formacionet Uruguai-Francë

Uruguai dhe Franca e zhvillojne sot nga ora 16:00 ndeshjen e parë çerekfinale në Kupën e Botës.

Një Uruguai që ka mbrojtjen më te mirë në këtë Kupë të Botës luan kundër njërit prej sulmeve më të mira këtë kampionat.

Kombëtarja latine hyn në lojë pas firores 2:1 ndaj Portugalisë me dy golat e Cavanit i cili shkaku i lëndimit sot është lënë në bankë rezervë, njofton Klan Kosova.

Në anën tjetër, Franca në 1/8 e finales kishte mposhtur Argjentinën në një triller që përfundoi 4:3 pas një performance për mbamendje të 19 vjeçarit Kylian Mbappe.