Çavusoglu reagoi ndaj deklaratave të Biden në lidhje me ngjarjet e 1915-ës

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden në lidhje me ngjarjet e 1915-ës.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Çavusoglu deklaroi se disa liderë perëndimorë kanë argumentuar së fundmi se “gjenocidi” mund të përcaktohet vetëm me vendim gjykate.

Ministri Çavusoglu në lidhje me deklaratat e Presidentit amerikan, Biden lidhur me ngjarjet e 1915, reagoi duke shkruar: “Është e vërtetë, përdorimi i fjalës ‘gjenocid’ nga të njëjtët njerëz për ngjarjet e vitit 1915 me motive politike pa një vendim gjyqësor kompetent është shembulli më i dukshëm për hipokrizinë e tyre”. /trt