CEO e AMD thotë se Ligji Moore nuk ka vdekur

Komentet e Su bien në kundërshti me atë që konkurrenti Nvidia ka përsëritur disa herë. CEO i Nvidia Jensen Huang ka deklaruar se Ligji Moore ka vdekur disa herë në vitet e fundit.

Gjatë një interviste të fundit për Barrons, CEO e AMD Lisa Su riafirmoi qëndrimin e saj dhe besimin e kompanisë se Ligji Moore nuk ka vdekur por është vetëm ritmi që ka ndryshuar.

AMD po përdor teknologji dhe teknika të reja për të krijuar përmirësime të performancës në gjeneratat e ardhshme të çipeve të saj.

Su mbështet sentimentin se çdo gjeneratë e re tranzistorësh ofron përmirësime të vogla të efikasitetit të energjisë. Teknika të reja si chiplet dhe paketimi 3D kanë ndikuar pozitivisht.

Komentet e Su bien në kundërshti me atë që konkurrenti Nvidia ka përsëritur disa herë. CEO i Nvidia Jensen Huang ka deklaruar se Ligji Moore ka vdekur disa herë në vitet e fundit.

Ai e bëri këtë edhe për të mbrojtur rritjen e kostos së kartave grafike RTX 40. Përveç rritjes së kostove, Huang pretendon se performanca dhe efikasiteti i nyjeve të tranzistorëve është ngadalësuar në një pikë ku grafikat mund të arrijnë një nivel më të lartë performance vetëm duke injektuar më shumë vat energji në to.

Kjo u provua me debutimin e RTX 4080 që kushton shumë por edhe ka kërkesa të larta energji. Vetë AMD nga ana tjetër ka thënë se çipet grafike mund të konsumojnë deri në 700W në mesin e kësaj dekade.

Ligji Moore, i cili mban emrin e bashkëthemeluesit të Intel Gordon Moore i ndarë nga jeta në Mars të këtij viti, parashikonte dyfishimin e numri të tranzistorë me çdo gjeneratë. Në 2005-ën vetë Moore tha se tranzistorët nuk do të vazhdojë të zvogëlohen përgjithnjë duke vënë në dyshim mbijetesën e ligjit të tij përtej 2025.