Ceremonia hapëse e Euro 2020 përmes fotografisë

Kampionati Evropian Euro 2020 veçse ka filluar me ndeshjen hapëse që është duke u zhvilluar mes Turqisë dhe Italisë, por para ndeshjes u mbajt edhe ceremonia hapëse e kësaj gare, që është duke u zhvilluar për të 16 herë në histori.

Ceremoninë hapëse e shoqëruan shumë fishekzjarrë, së bashku me performues të ndryshëm brenda në stadium, ku të pranishëm po ashtu janë edhe tifozët.

Para fillimit të ndeshjes hapëse mes Turqisë dhe Italisë, u intonuan edhe himnet e të dy kombëtareve.

Fotot e ceremonisë hapëse të Kampionatit Evropian Euro 2020 i gjeni më poshtë.