ChatGPT tashmë mund kujtojë kush jeni dhe çfarë pëlqeni

Funksionaliteti i cili po testohet në fazën beta për përdoruesit e ChatGPT Plus, quhet “custom instructions” dhe bën të mundur që përdoruesit të vendosin disa parametra unik të cilët qëndrojnë në funksion nga biseda në bisedë.

Një prej mangësive të valës së parë të robotëve bashkëbisedues me inteligjencë artificiale ishte fakti se nuk kanë kujtesë të vazhdueshme, që do të thotë se në fund të çdo bisede, çdo gjë rikthehet nga e para.

Platforma ChatGPT e OpenAI ka vendosur ta ndryshojë këtë ndërsa roboti tashmë mund të mbajë mend se kush jeni nga biseda në bisedë.

Një gjë e tillë mund të konsiderohet e dobishme por edhe rrezikshme në të njëjtën kohë.

Funksionaliteti i cili po testohet në fazën beta për përdoruesit e ChatGPT Plus, quhet “custom instructions” dhe bën të mundur që përdoruesit të vendosin disa parametra unik të cilët qëndrojnë në funksion nga biseda në bisedë.

OpenAI jep disa shembuj sesi do të funksionojë një gjë e tillë siç është ti tregoni një sistemi t’ju mësojë një niFunksionaliteti i cili po testohet në fazën beta për përdoruesit e ChatGPT Plus, quhet “custom instructions” dhe bën të mundur që përdoruesit të vendosin disa parametra unik të cilët qëndrojnë në funksion nga biseda në bisedë.vel të caktuar njohurish në mënyrë që përgjigja të jetë e duhura.

Mjeti do të funksionojë në nivel platforme, kështuqë çdo aplikacion i palëve të treta që përdor ChatGPT si kod bazë do të ketë akses në të. Është një opsion i dobishëm nëse jeni në telefon pa pasur nevojë të përsërisni vetveten.

Megjithatë ka edhe shqetësime lidhur me këtë funksionalitetet. Shtimi i një shtrese të re udhëzimesh do ti komplikojë më tutje kërkesat dhe mund të bëjë që roboti të shpikë gjëra më tepër sesa zakonisht.