Ballina Artikuj Che Guevara dhe bariu tradhtar

Che Guevara dhe bariu tradhtar

Kur Che Guevara u kap në vendstrehimin e tij pasi u tradhtua nga një bari delesh!
✍️- Dikush e pyeti bariun: “Pse e tradhtove një njeri që ia kushtoi jetën e tij mbrojtjes tënde (atdheut) dhe të drejtave të tua?” Bariu u përgjigj: “Betejat e tij me armikun i trembën delet e mia!”
🌴- Pas rezistencës së udhëheqësit të madh Muhamed Kerim në Egjipt kundër fushatës franceze të udhëhequr nga Napoleon Bonaparta, Muhamed Kerim u kap dhe u dënua me vdekje.
Megjithatë, Napoleoni e thirri dhe i tha: “Më vjen keq me ekzekutue një njeri që mbrojti vendin e tij me kaq guxim. Nuk dua që historia të më kujtojë si ekzekutues heronjsh që mbrojtën atdheun e tyre.
Prandaj, po të fali në këmbim të dhjetë mijë monedhave ari si kompensim për ushtarët e mi që u vranë prej juve (si kryengritës).”
Muhamed Kerim u përgjigj: “Nuk kam para të mjaftueshme, por besoj se tregtarët do të mi sigurojn ndoshta më shumë se njëqind mijë monedha ari.”
🌴- Napoleoni tha: “Do të të jap një periudhë mirësjelljeje për të marrë paratë e tua.” Kerimi shkoi në treg, i lidhur me zinxhirë dhe i rrethuar nga ushtarë francezë, duke shpresuar për mbështetje nga ata të bashkatdhetarëve të tij për të cilët kishte sakrifikuar kohë të gjatë. Asnjë tregtar nuk u përgjigj; Në vend të kësaj, ata tregëtarët e akuzuan Muhamed Kerimin si shkaktarin e shkatërrimit të Aleksandrisë dhe rënies ekonomike.
Ai u kthye te Napoleoni, i hutuar dhe i zhgënjyer. Napoleoni i tha: “Nuk kam zgjidhje tjetër veçse të të ekzekutoj… jo sepse na rezistuat dhe vratë ushtarët tanë, por sepse dhatë jetën tuaj për frikacakët, mosmirnjohësit, tregtia e të cilëve i shpërqendron nga liria e atdheut të tyre.”
🌴- Dijetari Muhamed Reshid Rida tha: “Një revolucionar për një shoqëri injorante është si dikush që i vë flakën vetes për t’i ndriçuar rrugën një të verbri.”
👉- Më pëlqeu historia; në të vërtetë, mos luftoni për frikacakët dhe mosmirnjohësit.
Dhe kjo është situata jonë, te shqiptarët njësoj si e tyre… I braktisëm shpesh ata që dhanë më të shtrejten; UÇK-në, Dëshmorët, invalidët e luftës, veteranët, heronjët e gjallë, jetimët (fëmijët e luftëtarëve, të vejat). I braktisëm ata që sakrifikuan dhe u bëmë mosmirënjohës ndaj atyre që ngritën flamurin e së vërtetës midis nesh.

Prof. ass. dr. Musa Vila